Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 19 Korrik 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e tri (43) aktakuza kundër pesëdhjetë e një (51) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet e katër (24) persona dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur dy  (2)  aktakuza kundër dy  (2)  personave, për vepra te ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

20-26 6-7 7-7 2-2 8-9 43-51
Ndalimet 9 3 3 1 1 3 4 24
Paraburgimet:

kërkesat – personat

4-5 1-1 1-2 1-2 7-10
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

         ///////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dy (2) persona për veprën penale “Vjedhja”, dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Vjedhja”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në tri raste të ndara.

Një (1) person për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Një (1) person për veprën penale “Kanosja”, si dhe një (1) person për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) presona të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale, ku një (1) person është ndaluar për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, një (1) person për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme” dhe një (1) person për veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.

Rastet tjera me interes për publikun:

Më 19 Korrik 2024, rreth orës 00:20, në qendrën e paraburgimit në fshatin Pasjak, një person është gjetur pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje“, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“, si dhe një (1) person për veprën penale “Kanosja“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy  (2)  aktakuza kundër dy  (2)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Ndërtimi pa leje”.

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprat penale “Vjedhja e pyllit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person për veprën penale Vrasje dhe i njëjti të ekstradohet në shtetin e Maqedonisë Veriore .

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën  penale nga neni “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën  penale nga neni “Ndërtimi pa leje”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën  penale nga neni “Lëndimi i lehtë trupor”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën  penale nga neni “Vjedhja e shërbimeve”.