Prishtinë, 18 Korrik 2024 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzet e tri (23) aktakuza kundër njëzet e gjashtë (26) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra te ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 8-9 | 3-3 | – | 1-1 | 1-1 | 2-2 | 8-10 | 23-26 |
Ndalimet | – | 6 | 2 | 3 | 2 | 2 | 15 | ||
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 2-2 | 1-3 | 1-1 | 1-1 | – | 1-2 | – | 6-9 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
///////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja”, një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhunimi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Detyrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa i dyshuari tjetër ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) presona të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale, ku një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Vjedhja pylli” dhe një (1) person për veprën penale “Vjedhja e Rëndë”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe “Kanosje“, si dhe një (1) person, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Vrasje në tentativë“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra te ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit“.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) peronave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.