Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

6 maj 2025   Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tridhjetë (30) aktakuza, kundër  tridhjetë e katër (34) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) personave të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar  në raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48-orësh.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

7-8 2-3 4-6 2-2 15-15 30-34
Ndalimet 1 5 1 1 6 14
Paraburgimet:

kërkesat – personat

2-2 1-1 1-1 4-4
Bastisjet
Sekuestrimet

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

///////////////////

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër te Prokurorit te Shtetit, ka parashtruar një (1) kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar në tri raste të ndara. Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”, si dhe një (1) person për veprën penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

4.  Prokuroria Themelore Pejë

///////////////////

5. Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale  “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale  “Lëndimi i lehtë trupor”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale  “Ngacmimi” dhe “Sulmi”.

 

6.   Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”.

 

7.  Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë“. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masave tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar“. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

8.  Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit  të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit  të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person për shkak të dyshimit të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” sipas KPRK-së.

Po ashtu, me vendim të Prokurorit të Shtetit, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.