Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

10 prill 2025   Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar  dhe parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh. 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 3 6 1 1 1 12
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-1 2-2
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

///////////////////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’, si dhe ka ndaluar një (1) person, për vepër penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale ”Dhuna në familje’’.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

///////////////////

 

4.  Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar .

Një (1) person i ndalur për veprën penale “Dhunë në familje”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhja”,

një (1) person i ndaluar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në  kontroll posedim e paautorizuar e armëve” , një person i ndaluar për veprat penale “Sulm ndal personit zyrtar” dhe “Mbajtja në  kontroll posedim e paautorizuar e armëve” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.

Kërkesat për paraburgimi :

Prokuroria Themelore në Pejë, parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimi, kundër një (1) personi, për veprat penale “Dhunimi”, “Keqtrajtimi i fëmijëve” dhe “Kundër integritetit seksual”

 

5.  Prokuroria Themelore Gjilan

///////////////////

 

6.   Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

 

7.  Prokuroria Themelore Mitrovicë 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masave tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhënia e ryshfetit“. 

 8.  Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit  të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.