9 prill 2025 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur pesëdhjetë e katër (54) aktakuza, kundër gjashtëdhjetë e pesë (65) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar gjashtë (6) persona për 48 orë, si dhe ka ngritur njëzet e dy (22) aktakuza, kundër njëzet e tetë (28) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 7-10 | 6-6 | 24-28 | – | 8-9 | – | 9-12 | 54-65 |
Ndalimet | – | – | – | 6 | 1 | 1 | 1 | 1 | 10 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 1-1 | – | 1-1 | 1-1 | – | – | 3-3 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
///////////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) person, për vepër penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) person, për vepër penale ‘’Kanosja’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”,
Një(1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” ,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Rrëmbimi” dhe “Mospërfillja e gjykatës’’.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona për 48 orë. Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dy (2) persona për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar” dhe një (1) person, për veprat penale “Dhunimi”, “Keqtrajtimi i fëmijëve” dhe “ Kundër integritetit seksual”
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur njëzet e katër (24) aktakuza, kundër njëzet e tetë (28) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna ne familje”,
Gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi me subvencione”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,
Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Zjarrevënia”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi seksual’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi seksual’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhënia e ryshfetit“.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në famailje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit” .