8 prill 2025 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tridhjetë e gjashtë (36) aktakuza, kundër dyzet e gjashtë (46) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka ngritur njëzetë (20) aktakuza, kundër njëzetë e shtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër katër (4) personave, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 20-27 | 4-6 | 1-1 | – | 7-8 | 4-4 | – | 36-46 |
Ndalimet | – | 3 | 2 | 4 | – | 3 | 4 | – | 16 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 2-4 | 1-1 | – | – | – | – | 3-5 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
///////////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’, si dhe ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Sulmi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetë (20) aktakuza, kundër njëzetë e shtatë (27) persona, për veprat penale si në vijim:
Pesë (5) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ’’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër katër (4) personave, në dy raste të ndara.
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe tre (3) personave të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprat penale “Kanosja”, “Sulmi”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” ,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, si dhe një (1) person, për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
///////////////////
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, si dhe ka ndaluar dy (2) persona, të përfshirë në një rast, në kohëzgjatje prej 48 orësh, njërin për shkak të veprës penale “Vjedhja” ndërsa personin tjetër, për shkak të veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Vjedhja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor“, një (1) person për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“, si dhe një (1) person për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
///////////////////