Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

13 shkurt 2025   Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tridhjetë e tetë (38) aktakuza, kundër pesëdhjetë e dy (52) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër (4) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, dhe ka ngritur njëzetë e një (21) aktakuza, kundër njëzetë e nëntë (29) personave, për vepra të ndryshme  penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara.  Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka  ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi. Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

21-29 8-11 3-5 1-1 5-6 38-52
Ndalimet 4 1 5 1 2 2 15
Paraburgimet:

kërkesat – personat

2-2 1-1 1-1 4-4
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/////////////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, një (1) person, për veprën penale ‘’Deklarim i rremë’’, si dhe një (1) person, për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetë e një (21) aktakuza, kundër njëzetë e nëntë (29) personave, për këto veprat penale si në vijim:

Tre (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik’’.

Një (1) aktakuzë, kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Tre (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepër penale “Vjedhja’’.

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Sulmi’’.

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Kanosja’’.

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vrasja e rëndë’’.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vetëgjyqësia’’.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Asgjësim, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse  dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ”Dhuna në familje”.

 

4.  Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka  ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Tre (3) persona, janë ndaluar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, një (1) person, i ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) person, i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

5.  Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprat penale ‘’Vrasja në tentativë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

 

6.   Prokuroria Themelore Gjakovë 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

 

7.  Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për veprat penalë “Vrasja e rëndë“, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe  “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.

Raste tjera me interes për publikun:

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

 

8.  Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”, si dhe ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”.