11 shkurt 2025 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tridhjetë (30) aktakuza, kundër tridhjetë e dy (32) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 10-11 | 4-4 | – | 4-4 | 4-5 | 7-7 | 1-1 | 30-32 |
Ndalimet | – | 5 | – | 2 | 1 | 5 | – | 1 | 14 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 1-2 | 1-1 | – | – | – | – | 2-3 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/////////////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për vepër penale ’’Lëndim i rëndë trupor’’.
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër te prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, si dhe është ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për vepër penale “Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘‘Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ’’Vetëgjyqësia’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndim i lëndim trupor”, si dhe një (1) person, për shkak të veprës penale “Shpërdorimi i pasurisë se huaj”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunë në familje”
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona, në raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.