5 janar 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimit, kundër një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | – | 3 | 2 | 2 | – | 1 | 1 | – | 6 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 3-3 | 1-2 | – | – | 1-1 | – | 5-6 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndalur dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) person për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rënde trupor ne ndihmë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Po ashtu, nga ky departament me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person i dyshuar për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Lëndim i rënde trupor ne ndihmë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe dy (2) personave të dyshuar për veprat penale “Dhuna në familje“ ne dy raste te ndara.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalime nga prokurori i shtetit :
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve, ka ndaluar dy (2) persona, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Kërkesat për paraburgimi :
Prokuroria Themelore në Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
//////////////
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penalë “Kanosja“.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera)
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja“.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
//////////////