4 janar 2025 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesë (5) persona, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tre (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy persona (2) persona.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
3-4 | – | – | – | – | – | 3-3 | 6-7 | |
Ndalimet | – | – | 2 | 2 | – | – | – | 1 | 5 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 2-2 | – | – | – | – | 1-1 | 3-3 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tre (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosja”.
Po ashtu, nga ky departament me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person i dyshuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa, kundër dy (2) personave në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se në rastin e parë ka kryer veprën penale “Kanosja”, ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak, si dhe në rastin e dytë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së, ka parashtruar kërkesë për caktim e masës së paraburgimit.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet me urdhër të prokurorit :
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona (2) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
//////////////
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
//////////////
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
//////////////
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër (3) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.