Prokuroria Themelore Gjakovë

Prishtinë, 15 Korrik 2024   Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë  paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe një (1) aktakuzë me kërkesën për paraqitje në stacion policor kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

1-1
Ndalimet 4 2 2 6 2 16
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-1 2-2
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

///////

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kalimi ilegal i kufirit”, një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” , një (1) person për veprën penal “Rrezikim i trafikut publik” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna ne familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi “Kalimi ilegal i kufirit”.

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkes për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

4.      Prokuroria Themelore Pejë

///////

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Mashtrimi”, dy (2) persona për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe tre (3) persona, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një  (1)  aktakuzë me kërkesën për paraqitje në stacion policor kundër një  (1)  personi, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara“.

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person tjetër në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja”.