Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

27 nëntor 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur gjashtëdhjetë e tri (63) aktakuza, kundër shtatëdhjetë e dy (72) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzet (20) persona, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj njëmbëdhjetë (11) personave.

 

Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, në dy raste të ndara. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) persona si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndara, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave,  për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

15-15 6-9 10-14 12-13 10-10 10-11 63-72
Ndalimet 11 2 2 4 1 20
Paraburgimet:

kërkesat – personat

3-5 1-2 1-1 1-1 1-2 7-11
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Rasti i parë me Aktvendim për ndalimin e personit të arrestuar, në ketë rast janë të përfshirë dhjetë (10) persona të dyshuar për veprën penale:

  • Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Rasti i dytë me Aktvendim për ndalimin e personit të arrestuar është i përfshirë një (1) person i  dyshuar për veprën penale:

  • Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizim kriminal , nga neni 298/2 e 28/4,189 e 28/4,333/a dhe 334/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, dhe një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, prokurori kujdestar ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave dhe atë: një (1) person për veprat penale “Vrasja në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe dy (2) persona për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Departamenti për të Mitur, prokurori kujdestar ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Departamenti i Përgjithshëm, prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e Gjykatës”. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persona, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Shtytja” dhe “Zjarrvënia”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona. Njërin për veprën penale “Dhuna në familje” dhe tjetrin për veprën penale “Grabitja”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në Familje”.

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë, kundër pesë (5) personave, për veprën penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

6.   Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, si dhe ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale  “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Sulmi” “Lëndimi i rëndë trupor” “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

 

7.  Prokuroria Themelore Mitrovicë 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,

Gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.

 

8.  Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të KPRK-së .

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Grabitja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër (1) personi, për veprën penale nga neni “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër (1) personi, për veprën penale nga neni “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë, kundër (1) personi, për veprën penale nga neni “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë, kundër (2) personave, për veprën penale nga neni “Vjedhja e rëndë”,

Katër (4) aktakuza, kundër (4) personave, për veprën penale nga neni “Vjedhja e pyllit”.