25 nëntor 2024 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktim paraburgimi, ndaj tre (3) persona, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | – | 1 | 4 | 3 | 1 | 3 | – | – | 12 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 1-1 | – | – | – | – | 4-4 | – | 5-5 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Shantazh”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar (i mitur), për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona, për veprën penal “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit “.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë në tentativë”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera)
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë në tentativë“, dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit, për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Dhunimi“, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, për një (1) person, për shkak të veprës penale “Ngacmimi seksual“ .
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
//////////////