Prokuroria Themelore Gjakovë

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

16 tetor 2024   Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur  dyzet e katër (44) aktakuza, kundër pesëdhjetë e katër (54) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) person, si dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në katër raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4)  aktakuza kundër pesë (5)  personave,  për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

9-13 9-12 5-5 3-3 2-2 4-5 12-14 44-54
Ndalimet 5 2 2 4 2 1 16
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 3-3 1-1 5-5
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

//////////////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, një (1) person për veprën penale “Vjedhja”, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Shkaktimi i falimentimit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Po ashtu, edhe nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person i dyshuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) person. Një (1) person i ndaluar (1) për veprën penale “Sulmi” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhunë familje”.

 

Aktakuzat :

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në kontroll, pronësi e paautorizuar e armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në katër raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe  një (1) person për veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën nën gjashtëmbëdhjetë vjet’’. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën nën gjashtëmbëdhjetë vjet’’ dhe dy (2) kërkesa për paraburgim ndaj dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

6.   Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe në një rast tjetër ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Kanosja”.

 

7.  Prokuroria Themelore Mitrovicë 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4)  aktakuza kundër pesë (5)  personave,  për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

 

8.  Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi,  për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.