14 tetor 2024 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet e tre (23) persona.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | – | 7 | 4 | 8 | 2 | 2 | – | – | 23 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në Familje”, katër (4) persona për veprën penale “Vjedhja”, një (1) person për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet me urdhër të prokurorit :
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona.
Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhunë familje ”, një (1) person i ndaluar për “Pengim i personit zyrtar”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe tre (3) të mitur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, ndërsa, në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
////////////
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
////////////