13 tetor 2024 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në dy raste të ndara.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | – | 1 | 2 | – | – | – | 1 | 4 | 8 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 1-1 | 2-2 | – | – | – | 1-1 | – | 3-3 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Ngacmimi”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Po ashtu, edhe nga Departamenti i Përgjithshëm është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
////////////
5. Prokuroria Themelore Gjilan
////////////
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
////////////
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar“.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar“.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, tre (3) persona tjerë janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.