Prokuroria Themelore Gjakovë

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 6 Shtator 2024   Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur  tridhjetë e nëntë (39) aktakuza, kundër pesëdhjetë e gjashtë (56) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet e tre (23) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dhjetë (10) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) persona si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, më urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1) person të dyshuar (i mitur), si dhe për të njëjtin ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gashtë (6) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar ku njëri prej të dyshuarve është i mitur, në raste të ndara, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

12-22 6-9 3-4 4-6 3-3 11-12 39-56
Ndalimet 10 1 6 6 23
Paraburgimet:

kërkesat – personat

2-2 1-1 1-1 4-4
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

///////////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar katër (4) persona për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, prokurori kujdestar ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dhjetë (10) personave, për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1) person të dyshuar (i mitur), për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi (i mitur) për veprën penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

///////////

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ”Dhuna në familje ”

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Ngacmimi”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe ‘’Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera)

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar , në kohëzgjatje prej 48-orësh, për veprat penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona  të dyshuar, në raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Kanosja”, “Ngacmimi” dhe “Vjedhja e rënd”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit të kujdestar për të mitur, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej njëzet e katër (24) orëve, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vrasja e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Kanosja”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi  ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi në vendin e punës”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në Familje”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”.