Share on

Facebook

Prokuroria Themelore në Gjakovë organizon takim në kuadër të Strategjisë Kombëtare kundër Trafikimit me Njerëz në Kosovë 2022-2026

Gjakovë, 27 mars 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, në kuadër të Strategjisë Kombëtare kundër Trafikimit me Njerëz në Kosovë 2022-2026, ka organizuar sot një takim me akterët relevantë që merren me trajtimin e rasteve të trafikimit me njerëz dhe veprave penale kundër integritetit seksual. Ky takim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndër-institucional.

Në këtë takim të organizuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, pjesëmarrësit u pritën nga Kryeprokurori, z. Enis Gashi, së bashku me prokurorin koordinator për veprat penale kundër trafikimit me njerëz, z. Anton Hasanaj, dhe prokurorin koordinator për veprat penale kundër integritetit seksual, z. Sadri Alija.

Gjatë këtij takimi, përfaqësues nga institucione të ndryshme, përfshirë Policia e Kosovës, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Qendra për Punë Sociale, Qendra e Shëndetit Mendor, Shtëpia e Sigurt, si dhe OJQ “Femrat Aktive të Gjakovës”, diskutuan çështjet e zbatimit të Strategjisë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz në Kosovë 2022-2026, bashkëpunimi dhe koordinimi në mes këtyre institucioneve, në ndërmarrjen e veprimeve dhe masave konkrete, me qëllim të identifikimit të sfidave dhe përmirësimit të gjendjes në parandalimin dhe luftimin efikas të trafikimit me njerëz dhe veprat penale kundër integritetit seksual.

Prokuroria Themelore e Gjakovës, mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për luftimin e këtyre dukurive negative, duke siguruar mbrojtjen dhe ndihmën e nevojshme për viktimat