Share on

Facebook

Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë muajit tetor 2024 ka ngritur 20 aktakuza për dhunën në familje

Gjakovë, 4 nëntor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit tetor 2024, ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzet e katër (24) personave, si dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e angazhuar për të siguruar drejtësi dhe për të ndjekur penalisht të gjithë ata që shkelin ligjin, duke vazhduar me përkushtim në misionin e saj për të mbrojtur qytetarët dhe të drejtat e tyre.

Gjithashtu, kjo prokurori, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën në familje.