Prokuroria Themelore Gjakovë

Share on

Facebook

Kryeprokurori Enis Gashi, mbajti takim falënderimi për kontributin dhe punën e prokurorit Kastriot Memaj në Prokurorinë Themelore Gjakovë

Gjakovë, 31 maj 2024 – Prokuroria Themelore Gjakovë, ka organizuar takim përshëndetës dhe falënderues me rastin e avancimit të prokurorit Kastriot Memaj nga Prokuroria Themelore Gjakovë, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Kryeprokurori në emër të Prokurorisë Themelore Gjakovë, ka ndarë mirënjohje dhe ka falënderuar të njëjtin për punën dhe angazhimin e tij në pozitën e prokurorit të shtetit në këtë prokurori, duke i uruar shëndet dhe sukses në vazhdimin e karrierës profesionale.