Prokuroria Themelore Gjakovë

Share on

Facebook

Aktakuzë kundër dy personave për veprat penale vrasje e rëndë, vrasje e rëndë në shtytje dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve

Gjakovë, 1 shkurt 2024 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit të parë: E.S për veprat penale “Vrasja e Rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 të KPRK-së, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa për të pandehurin e dytë E.S., për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Shtytje”, nga neni 173 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 lidhur me nenin 32 par.1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i parë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta, viktimën N.V., dhe po ashtu me dashje vë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri i parë me armën e tipit revolen SUB Elite 9 mm, shtënë katër here në drejtim të të dëmtuarve, ku si pasoj e plagëve të marra ndërron jetë tani i ndjeri N.V., në QKUK në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit L.V., i shkakton lëndime të rënda trupore. 

Po ashtu sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka shtyrë djalin e tij të pandehurin e parë E.S., për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, tani të ndjerit N.V., duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit L.V. 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit ti shpallë fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë.