Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

7 maj 2025   Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tridhjetë (30) aktakuza, kundër  dyzetë e katër (44) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzet e katër (24) persona, si dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tetë (8) personave.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të  fundit, ka marr Aktvendim për ndalim të një (1) personi të arrestuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetë e katër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër pesë (5) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1)  personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

18-24 2-8 2-2 1-1 1-1 2-2 4-6 30-44
Ndalimet 1 5 1 5 5 4 3 24
Paraburgimet:

kërkesat – personat

3-5 2-3 5-8
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka marr Aktvendim për ndalim të një personi të arrestuar, për shkak të dyshimit të bazuar, se  ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 i KPRK-së.

 

2.  Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar dy (2) persona, për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetë e katër (24) persona, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepër penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepër penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepër penale “Ngasja në gjendje të  paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë, kundër katër (4) personave, për vepër penale “Pjesëmarrje në rrahje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.

 

3.  Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër pesë (5) personave në tri raste të ndara. Një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Një (1) kërkesë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme” si dhe një (1) kërkesë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

4.  Prokuroria Themelore Pejë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna ne familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

 

5.  Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Në njërin rast tre (3) persona, janë ndaluar për veprat penale “Shpërlarja e parave” dhe “Mashtrimi” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve” , dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale  “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

6.  Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) person, në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,

 

7.  Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“, si dhe dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

8.  Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit  të veprës penale “Dhuna në familje”, dhe dy (2) persona, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit  të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.