Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

4 maj 2025   Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër (4) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tetë (8) persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 8 2 1 4 1 16
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-1 2-2 4-4
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

///////////////////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar katër (4) persona, për veprën penale “Tentim vrasje”, dhe ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person,  për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, si dhe ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit secili veç e veç ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

4.  Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

 Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Ngasje në gjendje të dehur”.

 

5.  Prokuroria Themelore Gjilan

///////////////////

 

6.   Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

7.  Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masave tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme“, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprat penale “Vjedhja e rëndë“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

 8.  Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit  të veprës penale “Sulmi” sipas KPRK-së.