3 maj 2025 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur nëntëdhjetë (90) aktakuza, kundër njëqind (100) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza, kundër pesëdhjetë e shtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 50-57 | 14-14 | – | 9-10 | 12-13 | 2-3 | 3-3 | 90-100 |
Ndalimet | – | 2 | 1 | 2 | 2 | 3 | 1 | 4 | 15 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 2-2 | 2-2 | – | – | – | – | – | 4-4 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
///////////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, si dhe ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza, kundër pesëdhjetë e shtatë (57) personave, për veprat penale si në vijim:
Nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’’,
Tre (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘‘Rrezikimi i trafikut publik’’,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë, kundër katër (4) personave, për veprën penale ‘’Pjesëmarrje në rrahje’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”.
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona, të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Një (1) person, i ndaluar për veprën penale “Dhuna familje”, dhe një (1) person, i ndaluar për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se huaj ”
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, të dyshuar.
Në njërin rast një (1) person, është ndaluar për veprën penale ‘’ Kanosja ’’, dhe një (1) person, për veprën penale ‘’ Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale ‘’ Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale ‘’ Lëndimi i lehtë trupor ’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale ‘’ Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale ‘’ Sulmi ’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, si dhe ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme“, si dhe një (1) person, është ndaluar për veprat penale “Vjedhja e rëndë“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.