Share on

Facebook

Nxënësit e SH.M.L.E “Kadri Kusari” Vizituan Prokurorinë Themelore të Gjakovës

Gjakovë, 7 mars 2025 – Kryeprokurori  z. Enis Gashi dhe Administratorja znj. Elida Tabaku, me kërkesë të Shkollës së Mesme të Lartë Ekonomike “Kadri Kusari” – Gjakovë-Drejtimi Juridik, realizuan një takim informues me nxënësit e kësaj shkolle, ata patën mundësinë të njihen më nga afër me organizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Ky takim u zhvillua në objektin e Prokurorisë dhe pati për qëllim rritjen e njohurive të nxënësve mbi rolin dhe detyrat e Prokurorit të Shtetit, ku nxënësit e kësaj shkolle më konkretisht u informuan lidhur me funksionimin e Prokurorisë dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera të drejtësisë, gjatë takimit u diskutua gjithashtu për trajtimin e rasteve penale, procedurat hetimore etj.

Ky aktivitet shërbeu si mundësi për nxënësit që të kuptojnë më mirë sistemin e drejtësisë në aspektin praktik dhe bashkëpunimin midis institucioneve, duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e respektimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.