5 mars 2025 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur nëntëdhjetë e dy (92) aktakuza, kundër njëqind e pesë (105) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe janë ngritur pesëdhjetë e pesë (55) aktakuza, kundër gjashtëdhjetë e një (61) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 55-61 | 13-18 | – | 10-11 | 8-9 | 4-4 | 2-2 | 92-105 |
Ndalimet | 1 | 6 | – | 2 | 3 | 1 | 1 | 2 | 16 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 1-1 | 2-2 | – | – | – | – | – | 3-3 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka marr Aktvendim për ndalim të një (1) personi të arrestuar, për shkak të dyshimit të bazuar, se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”.
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe ka ndaluar dy (2) persona, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja në tentativë”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëdhjetë e pesë (55) aktakuza, kundër gjashtëdhjetë e një (61) personave, për veprat penale si në vijim:
Shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepër penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepër penale ‘’Sulmi’’,
Pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepër penale “Kanosja’’,
Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’,
Tre (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë, kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Pengimi i personit zyrtar ne kryerjen e detyrave’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shkaktimi i falimentimit’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” dhe një (1) kërkesë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ”Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprën penale “Kanosja”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Punimet e paautorizuara dhe përvetësimi i monumenteve kulturore’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhunimi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për veprën penale “Grabitja“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.