12 shkurt 2025 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur dyzet e gjashtë (46) aktakuza, kundër pesëdhjetë e tre (53) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
1-2 | 14-15 | 9-14 | – | 6-6 | 9-9 | 2-2 | 5-5 | 46-53 |
Ndalimet | – | 3 | 2 | 1 | 1 | 1 | – | – | 8 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 2-2 | – | 1-1 | 1-1 | 1-1 | – | – | 5-5 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, neni 268, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, dhe lidhur me nenin 275, paragrafi 1, pika 1.9, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Nr. 06/L-074.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, një (1) person për veprat penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ dhe ‘’Vjedhje’’, si dhe është ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja në tentativë’’.
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për vepër penale “Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘‘Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ’’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dhe një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja në tentativë”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Sulmi’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja ndaj personit zyrtar”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Dhunë në familje” dhe “Mospërfillja e gjykatës”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.