10 shkurt 2025 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | – | 3 | 2 | 2 | – | 1 | 1 | – | 9 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 1-1 | – | – | 1-1 | – | – | 2-2 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/////////////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime te Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, për veprat penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’’, dhe “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar’’.
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Sulmi” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, si dhe ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
/////////////////////
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penalë “Cenimi i fshehtësisë së votimit“.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
/////////////////////