Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

8 shkurt 2025  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur dyzetë e nëntë  (49) aktakuza, kundër pesëdhjetë e tetë (58) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër (4) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet e një (21) aktakuza, kundër njëzet e pesë (25) personave, për vepra të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

10-10 21-25 13-14 2-2 3-7 49-58
Ndalimet 3 1 1 1 3 5 1 15
Paraburgimet:

kërkesat – personat

2-2 1-1 1-1 4-4
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/////////////////////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për vepër penale ’’Dhunim’’, si dhe është ndaluar një (1) person, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër te prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për vepër penale ‘’Kanosja’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Dhunimi’’.

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur  dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë  (10) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘‘Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ’’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kanosje ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzet e një (21) aktakuza, kundër njëzet e pesë (25) personave, për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paatorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.

4.  Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) personi, të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” .

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

5.  Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit, se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Sulmi’’.

 

6.   Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

 

7.  Prokuroria Themelore Mitrovicë 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, për veprën penalë “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

8.  Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.