Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

8 janar 2025   Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër gjashtë (6) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër gjashtë (6) personave, në tri raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 3 2 2 2 9
Paraburgimet:

kërkesat – personat

3-6 3-6
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

//////////////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “ Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Një (1) person është ndaluar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe një (1) person për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së. 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër gjashtë (6) personave, në tri raste të ndara.

Një (1) kërkesë, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) kërkesë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe një (1) kërkesë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

 

4.  Prokuroria Themelore Pejë 

//////////////

 

5.  Prokuroria Themelore Gjilan

//////////////

 

6.   Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Ngacmimi”.

 

7.  Prokuroria Themelore Mitrovicë 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penalë “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, si dhe një (1) person, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe  “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“.

 

8.  Prokuroria Themelore Ferizaj

//////////////