Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

29 nëntor 2024   Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër te prokurorit, ka ndaluar katër (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër te prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar shtatë (7) person, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 3 1 7 1 3 15
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-2 2-2 4-5
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

//////////////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, prokurori kujdestar ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër dy (2) personave, për shkak të veprave penale “Lëndimi i rëndë trupor”, “Kanosja” dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

4.       Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, për veprën penale “Dhuna ne familje”,

një (1) person për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, si dhe tre (3) persona, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor ”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprat penale “Sulmi” dhe “Mbajtja në kontroll, posedim apo pronësi të kundërligjshme të armës”, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik.

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

//////////////

 

6.   Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

7.  Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar“, si dhe një (1) person, për veprën penale “Kanosja“.

 

8.  Prokuroria Themelore Ferizaj

//////////////