Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

28 nëntor 2024  Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tetëdhjetë e nëntë (89) aktakuza, kundër njëqind e dymbëdhjetë (112) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

 

Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëzet e nëntë (29) aktakuza, kundër tridhjetë e dy (32) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

1-10 29-32 13-18 14-16 11-11 8-9 13-16 89-112
Ndalimet 3 5 8
Paraburgimet:

kërkesat – personat

2-2 2-2
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur një (1) aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 10 ( dhjetë ) personave për veprën penale:

“Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotropike ose analoge” nga neni 267 par.2 lidhur me nenin 275 para.1 nen para.1.1 dhe 1.9 dhe me nenin te 77 KPRK-se, “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve” nga neni 366 par.1 te KPRK-se, “Kontrabandimi i mallit” nga neni 311 par.3 I KPRK-se.

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person, për veprën penale “Ngacmim”, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, si dhe një (1) person për veprën penale “Vjedhja”. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, prokurori kujdestar, ka parashtruar  një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmim”, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet e nëntë (29) aktakuza, kundër tridhjetë e dy (32) personave, për këto veprat penale si në vijim:

Tre (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në Familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e Shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja në tentativë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Legalizimi i përmbatjes së rreme”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Zjarrvënia”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse”,

Tre (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrëmbimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për veprat penale “Sulmi”  dhe  “Mbajtja në kontroll, posedim apo pronësi të kundërligjshme të armës”, një (1) person për veprën penale  për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik, dy (2) persona për veprën penale “Dhuna ne familje”, si dhe një (1) person, për veprën penale “Vjedhja”,

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katërmbëdhejtë (14) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale ‘’Zjarrëvënia’’ dhe ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Zjarrëvënia’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Sulmi’’.

 

6.   Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi  i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Kanosja”.

 

7.  Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

8.  Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë, kundër (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë, kundër (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë, kundër (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë, kundër (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë, kundër (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë, kundër (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Dy (2) aktakuza, kundër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza, kundër (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.