1 nëntor 2024 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqind e shtatëmbëdhjetë (117) aktakuza, kundër njëqind e dyzet e tri (143) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona si dhe ka ngritur dyzet e dy (42) aktakuza, kundër pesëdhjetë e dy (52) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzet e katër (24) aktakuza, kundër tridhjetë e dy (32) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të mitur në kohëzgjatje prej 24 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të mituri, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për kryerjen e veprave te ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 42-52 | 24-32 | – | 13-13 | 14-16 | 12-13 | 12-17 | 117-143 |
Ndalimet | – | 4 | 5 | 1 | 1 | 4 | – | 4 | 19 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 1-1 | – | 1-1 | 1-1 | – | 1-1 | 4-4 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, dy (2) persona për veprën penale “Vjedhja”, një (1) person për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër pesëdhjetedy (52) personave, për veprat penale si në vijim:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave,, për veprën penale “Vjedhja e Shërbimeve”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale, “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Grabitja”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vjedhja“ nga nenin 313 i KPK-së.
Departamenti i Përgjithshëm, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPK-së dhe tre (3) persona për veprën penale Lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 i KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja” nga nenin 313 i KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzet e katër (24) aktakuza, kundër tridhjetë e dy (32) personave, për veprat penale si në vijim:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së,
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së,
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” nga neni 234 i KPRK-së,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” nga neni 318 i KPRK-së,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 330 i KPRK-së,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 i KPRK-së,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPRK-së,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, ” nga neni 267 i KPRK-së,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të mitur në kohëzgjatje prej 24 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Vjedhja”, “Vjedhja e rëndë”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhunimi”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të mituri, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personave për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personave për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personave për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personave për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personave për veprën penale “Kanosja”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale” Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi” dhe një (1) person tjetër, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të veprës penale “Zjarrvënie”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.