Prokuroria Themelore Gjakovë

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

15 tetor 2024   Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur  pesëdhjetë e dy (52) aktakuza, kundër pesëdhjetë e gjashtë (56) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj njëmbëdhjetë (11) personave.

 

Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë  (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për paraburgim kundër katër (4) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka ngritur (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave,  për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzatpersonat 16-16 3-4 3-3 8-8 10-11 8-10 4-4 52-56
Ndalimet 1 2 3 1 2 9
Paraburgimet:kërkesat – personat 2-2 2-4 2-2 1-3 7-11
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale, ka ndaluar një (1) persona nën dyshimin për kryerjen e veprës penale Prodhimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve sanksionuar me Kodin Penal te Maqedonisë se Veriut dhe po ashtu me dispozitat e KPRK-se.

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa Departamenti për të Mitur, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rënd trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprave  penale “Sulmi”, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, një (1) kërkesë për caktimin e masës paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë  (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e Rëndë”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e Shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave, në dy raste të ndara, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.

Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhje pylli”.

Aktakuzat :

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” dhe “Kanosja”.

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim, kundër një (1) personi me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim, kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

 

6.       Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10)  personave,  për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Ndërsa, një (1) person është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Vetëgjyqësi” dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) për shkak të dyshimit të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.