Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 31 Gusht 2024   Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona, dhe janë paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katërmbëdhjetë (14) personave, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë me kërkesë për caktimin e  masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) person.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë me kërkesë për caktimin e  masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

1 1
Ndalimet 4 2 1 7
Paraburgimet:

kërkesat – personat

2-2 3-8 2-2 1-1 1-1 9-14
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

///////////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda një (1) person për veprën penale “Grabitja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Vjedhja e rëndë”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Grabitja”.

 

3.   Prokuroria Themelore Prizren 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave, tre prej të cilëve dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa njëri për veprën penale “Kanosja”.

Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Vetëgjyqësia”.

Gjithashtu, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim  të paraburgimit kundër dy (2) personave,  për veprën penale “Vrasje në tentativë” sipas KPRK-së.

 

4.   Prokuroria Themelore Pejë

///////////

 

5.   Prokuroria Themelore Gjilan 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’ Dhuna në familje’’ dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “

 

6.   Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar, një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar, një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

7.   Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

8.   Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vjedhja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.