Prishtinë, 15 Gusht 2024 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë e një (51) aktakuza kundër pesëdhjetë e shtatë (57) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona, janë paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave, si dhe ka realizuar një (1) urdhër kontroll.
Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka realizuar një (1) urdhër kontroll në komunën e Kamenicës, nga e cila janë sekuestruar bimë narkotike të kultivuara, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 16-16 | 5-7 | – | 2-2 | 10-10 | 10-12 | 8-10 | 51-57 |
Ndalimet | – | 2 | – | 1 | 2 | 2 | – | 2 | 9 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
1-1 | 5-7 | 3-4 | – | – | – | – | – | 9-12 |
Bastisjet | – | – | – | – | 1 | – | – | – | 1 |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :
Prokuroria Speciale, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277 par.1 dhe par.2 i KPRK-së, lidhur me veprën penale “Trafikim me njerëz” nga neni 165 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-se, dhe veprën penale “Grabitja” nga neni 317 par.4 lidhur me nenin 31 të KRPK-së.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Sulmi” dhe “Kanosja”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi (i mitur), për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Po ashtu, nga Departamenti i Përgjithshëm, janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Kanosja’’.
Bastisjet:
Me urdhër të prokurorit kujdestar në komunën e Kamenicës është realizuar një (1) urdhër kontroll, për shkak të dyshimit se një (1) person është përfshirë në veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, i cili është ndaluar për 48 orë.
Sekuestrimet:
Pas realizimit të urdhër kontrollit në komunën e Kamenicës, janë gjetur bimë narkotikë të kultivuara, të cilat janë sekuestruar.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën “Dhuna në familje”,
Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për veprën “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si ne vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale ” Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Sulm”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Mashtrimi”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.