Prokuroria Themelore Gjakovë

Share on

Facebook

Kërkohet paraburgimi ndaj dy personave për veprat penale sulm ndaj personit zyrtar dhe pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare

Gjakovë, 12 gusht 2024, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurve me inicialet Gj.P., dhe P.I., ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10.08.2024 rreth orës 23:20 min, në Gjakovë, të pandehurit në bashkëkryerje dhe me dashje sulmojnë personin zyrtar në lidhje me detyrën zyrtare, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupor – të dëmtuarit zyrtarit policor M.S., në atë mënyrë që, natën kritike përderisa i dëmtuari kishte vërejtur se një person kishte dëmtuar një pasqyrë të motoçikletës që ishte e parkuar tek një lokal, i njëjti ju benë me dije që të ndalën, e me pas i’u prezantohet se është polic, me ç ‘rast të njëjti fillimisht i drejtohen me fjalë ofenduese dhe me pas që të dy të pandehurit e kapin për fyti të dëmtuarin e shtynë duke e përplasur për toke, duke tentuar që t’ia marrin armën zyrtare nga brezi, ku si pasojë e këtyre veprimet të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore. Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale, sulm ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje nga neni 402 par. 6 lidhur me par. 2, dhe par. 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së

Me datë, kohë dhe vend të njëjti të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje me përdorimin e forcës tentojnë të pengojnë personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtar dhe atë zyrtarët policor/të dëmtuarit E.G., A.H. dhe E.P., në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit ishin në detyrë zyrtare, përkatësisht pas pranimit të informatës nga baza lidhur me rastin e lartcekur, pasi të njëjtit i përgjigjen rastit dhe të pandehurve u bëhet me dije se janë të arrestuar të njëjtit refuzojnë dhe vazhdojnë duke rezistuar pengojnë arrestimin e tyre. Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale, pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare në bashkëkryerje nga neni 401 par. 5 lidhur me par. 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.