Gjakovë, 7 tetor 2021 – Grupi punues për mbikëqyrjen e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga Zëvendëskryesuesi i KPK-së, Veton Shabani, ka vizituar Prokurorinë Themelore të Gjakovës, ku është takuar me Kryeprokurorin e kësaj prokurorie, Ramiz Buzhala.
Në këtë takim janë diskutuar raportet e punës së kësaj prokurorie, me theks të veçantë në shqyrtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, si dhe sfidat në kryerjen e këtyre lëndëve.
Me këtë rast, udhëheqësi i Grupit punues e ka informuar Kryeprokurorin lidhur me raportimin në Këshillin Prokurorial të Kosovës për veprat penale të krimeve ekonomike dhe korrupsionit për periudhën janar-qershor 2021.
Në fund të këtij takimi, u kërkua një përkushtim më i madh në zvogëlimin e numrit të lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike dhe trajtimin e tyre me prioritet të lartë.