Prokuroria Themelore Gjakovë

Share on

Facebook

Kërkesë për paraburgim ndaj një personi për ngacmim seksual

Gjakovë, 03 tetor 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit G.P.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual”, nga neni 183 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 01 tetor 2022, në Gjakovë, ku i dyshuari G.P.,  e ngacmon seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila derisa ishte në shoqëri të dëshmitares së mitur, i dyshuari i ndjek nga pas me biçikletë, dhe tërë kohës të dëmtuarës i ishte drejtuar me fjalë degraduese dhe poshtëruese, dhe pasi që e dëmtuara e mitur së bashku me dëshmitaren e mitur takojnë babin e kësaj të fundit,  në ato momente i dyshuari largohet ne drejtim te pa njohur.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit G.P., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 01 tetor 2022.