Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 06 Gusht 2024 Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e shtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetë e tri (53) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katërmbëdhjetë (14) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 par 1, “Falsifikimi i paras”, nga neni 296 par 1 dhe “Shpërlarja e parave” nga neni 302 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës lidhur me nenin 56 par 1 nën par 1.1 të Ligjit nr 05/L-096 për parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (2) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona si dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy (2)  persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka parashtruar dy (2) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar në gjashtë raste të ndara, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

27-31 4-4 1-1 2-2 6-8 7-7 47-53
Ndalimet 2 1 2 4 3 7 19
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 2-2 2-3 2-2 1-3 1-1 1-2 10-14
Bastisjet  
Sekuestrimet  

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 par 1, “Falsifikimi i paras”, nga neni 296 par 1 dhe “Shpërlarja e parave” nga neni 302 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës lidhur me nenin 56 par 1 nën par 1.1 të Ligjit nr 05/L-096 për parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar (4) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) person për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, prokurori kujdestar ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Sulmi”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tre (3) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Tre (3) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Tre (3) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, “Mashtrimi”, “Shmangia nga tatimi” “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”.

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”. Kurse,  një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore Pejë, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale“, një (1) person, për veprën penale “Sulmi seksual“, si dhe një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6)  aktakuza kundër tetë (8)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përhapja e sëmundjeve ngjitëse”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 –orësh, një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ““Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”, një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Kurse, dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj,Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”  sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.