Prishtinë, 14 prill 2025 – Prokuroria e Apelit, njofton opinionin publik se në tremujorin e parë të vitit 2025 ka zgjidhur 2570 lëndë.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë pranuar 2606 lëndë, prej të cilave kanë mbetur të pazgjidhura 50 lëndë, pra Prokuroria e Apelit ka trajtuar 98.61 % të lëndëve në kompetencën e saj.
Me këtë rast, vlen të theksohet se, në këtë periudhë kohore është tejkaluar norma orientuese e prokurorëve në kryerjen e lëndëve për 2-3 herë më shumë sesa ajo e përcaktuar me udhëzimin përkatës.