Share on

Facebook

Krerët e sistemit prokurorial vizitojnë Prokurorinë e Apelit dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj

Prishtinë, 3 shkurt 2025 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, vizituan Prokurorinë e Apelit dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ku janë pritur nga kryeprokurorët Agron Bajrami dhe Burim Çerkini.

Me këtë rast, z. Hajdaraj dhe z. Kelmendi uruan fillimisht z. Bajrami për zgjedhjen e tij në krye të Prokurorisë së Apelit dhe z. Çerkini në krye të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, duke theksuar se kanë përkrahjen e tyre për zbatimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore.

Nga ana tjetër, Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Agron Bajrami dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, falënderuan krerët e sistemit prokurorial për vizitën e tyre, duke informuar ata për proceset aktuale të punës dhe sfidat e identifikuara pas pranimit të detyrave të reja.

Bashkëbiseduesit u pajtuan në takimin e sotëm për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe për krijimin e kushteve sa më të favorshme të punës, zbatimin e planeve të punës dhe angazhimin e shtuar për fuqizimin e sundimit të ligjit në vendin tonë.