Share on

Facebook

Mbahet takimi i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 21 tetor 2024 – Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga Armend Zenelaj, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët e komisionit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së.

Qëllimi i takimit ishte trajtimi dhe diskutimi i draftit të Rregullores për Vlerësimin e Rezultateve të Punës së Stafit Administrativ.

Gjithashtu, në këtë takim është bërë edhe analizmi i Draftrregullores për Themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar në Sistemin Prokurorial, draft ky, i cili do të publikohet për dëgjim publik në faqen zyrtare të sistemit prokurorial.

Në përmbyllje të takimit është diskutuar edhe për draftimin e Udhëzuesit për panelin vlerësues për zbatimin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, me ç’rast është autorizuar Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së për të përgatitur draftin fillestar dhe të njëjtin të sjellë para anëtarëve të Komisionit për Çështje Normative.