Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Komunikatë për media
Komunikatë për media

Prishtinë, 12 shkurt 2019 - Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin se lidhur me rastin për dyshim të keqpërdorimit seksual ndaj të miturës nga Drenasi, A. G., ka pranuar kallëzim penal më 21.09.2017, kurse, prokurori i çështjes ka marrë aktvendim per fillimin e hetimeve më 10.01.2018. Prokurori i çështjes, me rastin e intervistimit të dëmtuarës së mitur, A. G., më 11.01.2018, fillimisht e ka njoftuar të njëjtën me të drejtat e ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori Maloku ka zhvilluar takim me trajnerët e projektit SMIL në Gjilan
Kryeprokurori Maloku ka zhvilluar takim me trajnerët e projektit SMIL në Gjilan

Gjilan, 11 shkurt 2019 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, sot ka zhvilluar takim me trajnerët e projektit në kuadër të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), në rajonin e Gjilanit. Në Prokurorinë Themelore në Gjilan, faza e trajnimeve ka filluar në muajin gusht 2018, fillimisht me stafin e shkrimores, pastaj me prokurorët dhe pjesën tjetër të stafit administrativ. Nga trajnerët u theksua se, plani i fazës ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim për personat e arrestuar që u kapën me rreth 210 kg substancë narkotike
Kërkohet paraburgim për personat e arrestuar që u kapën me rreth 210 kg substancë narkotike

Ferizaj, 11 shkurt 2019 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër nëntë personave të pandehur B.S., G.K., XH.S., J.B.,F.B.,D.S., F.B., H.B dhe Z.K., për shkak të dyshimit të bazuar se me datën 10.02.2019, pas kontrollës në ...

Lexo më shumë
Prokuroria Themelore në Ferizaj mban kolegjiumin e radhës
Prokuroria Themelore në Ferizaj mban kolegjiumin e radhës

Ferizaj, 11 Shkurt 2019 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot ka mbajtur kolegjiumin e radhës me prokurorët e kësaj prokurorie ku i pranishëm ishte edhe z.Shqipdon Zeneli, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Gjatë këtij takimi pikë e rendit të ditës ishte diskutimi lidhur mbi raportin e punës për muajin janar 2019. Gjithashtu , u diskutua edhe për sekuestrimin dhe konfiskimin e sendeve dhe për lëndët e korrupsionit, ku ...

Lexo më shumë
Prokuroria në Gjilan brenda javës ka ndaluar 9 persona të dyshuar
Prokuroria në Gjilan brenda javës ka ndaluar 9 persona të dyshuar

Gjilan, 11 shkurt 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së kaluar, ka ndaluar 9 (nëntë) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale. Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 5 (pesë) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ‘’Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’’, ‘’Detyrim&...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim për të pandehurin për vrasje në tentativë
Kërkohet paraburgim për të pandehurin për vrasje në tentativë

Pejë, 11 shkurt 2019 - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e paraburgimit për të pandehurin, F.Q., me dyshimin se i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”, nga neni 178,lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve, ...

Lexo më shumë
Arrestohen pesë persona që u kapen më 220 kg substancë narkotike
Arrestohen pesë persona që u kapen më 220 kg substancë narkotike

Ferizaj, 10 shkurt 2019- Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se, pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë, janë kryer kontrollat në dy lokacione me ndihëm e Policisë Speciale të Koosvës, si dhe, pas kontrollit në këto dy lokacione, mbrëmë janë konfiskuar 220 kg substancë narkotike të llojit marihuanë që dyshohet se ka ardhur nga shteti i Shqipërisë dhe ...

Lexo më shumë
Kërkesë për paraburgim ndaj të miturit për tentim vrasje
Kërkesë për paraburgim ndaj të miturit për tentim vrasje

Gjilan, 9 shkurt 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për të Mitur, sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të mituri, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Vrasje në tentativë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kërkesa është paraqitur për shkak të dyshimit të bazuar se, më 07 shkurt 2019, në fshatin ...

Lexo më shumë