Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi u takua me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Fejzulla Hasani
Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi u takua me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Fejzulla Hasani

Prishtinë, 9 shkurt 2011-  Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi priti sot në një takim pune kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Fejzulla Hasani. Në këtë takim u diskutua për punët, sfidat dhe problemet, me të cilat ballafaqohen prokuroritë dhe gjykatat.  Kryeprokurori Kabashi e njoftoi kryetarin Hasani me prioritetet dhe me synimet që ka si kryeprokuror i Shtetit dhe si kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Me theks të veçantë ...

Lexo më shumë
Filloi të funksionojë Këshilli Prokurorial i Kosovës
Filloi të funksionojë Këshilli Prokurorial i Kosovës

Prishtinë, 7 shkurt 2011-  Sot u mbajt takimi i parë konstituiv i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Takimi u kryesua nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi, ndërkaq në takim morën pjesë edhe dy anëtarët nga përbërja fillestare e Këshillit Prokurorial të Kosovës, zëvendëskryeprokurorja  e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, znj. ...

Lexo më shumë
Njoftim lidhur me hetimin e veprave penale, që kanë të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura në Republikën e Kosovës
Njoftim lidhur me hetimin e veprave penale, që kanë të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 1 shkurt 2011 / Më datën 30 dhjetor 2010, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i ka dërguar Prokurorisë së Shtetit 133 raste, përmes së cilave subjektet politike, kandidatët, shoqëria civile dhe vëzhguesit e zgjedhjeve kanë paraqitur ankesa lidhur me parregullsitë që kanë shënuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 12 dhjetorit 2010, në Republikën e Kosovës. Më 31 dhjetor 2010, nga Prokuroria e Shtetit, të gjitha këto ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi, u takua me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe me kryesuesin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi, u takua me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe me kryesuesin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Prishtinë, 21 janar 2011 – Sot kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi, i shoqëruar nga kryeprokurori i Prokurorisë Komunale në Prishtinë, zhvilluan takime të ndara pune me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve znj. Veldete Daka dhe me kryesuesin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, z. Shukri Sylejmani. Në këto takime kryeprokurori Kabashi kërkoi që të thellohet bashkëpunimi në mes Prokurorit të Shtetit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Kryeprokurori Kabashi, ...

Lexo më shumë
U nënshkrua memorandum i mirëkuptimit në mes Prokurorisë së Shtetit dhe Doganave të Kosovës
U nënshkrua memorandum i mirëkuptimit në mes Prokurorisë së Shtetit dhe Doganave të Kosovës

Prishtinë, 20 janar 2011 – Sot u bë nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit në mes Prokurorisë së Shtetit dhe Doganave të Kosovës. Memorandumi u nënshkrua nga kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi dhe nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës z. Naim Huruglica, me bindjen se memorandumi do të kontribuojë në përmirësimin e komunikimit dhe shkëmbimit të të dhënave dhe përvojave. Që...

Lexo më shumë
Komunikatë e përbashkët e Prokurorisë së shtetit dhe Policisë së Kosovës
Komunikatë e përbashkët e Prokurorisë së shtetit dhe Policisë së Kosovës

Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së shtetit në luftimin e krimit, sot me 11 janar 2011 në orën 10:00, u mbajt një takim pune në Policinë e Kosovës, ku morën pjesë kryeprokurori i shtetit z. Ismet Kabashi, ndihmësdrejtori i përgjithshëm i Policisë për hetime, z. Kadri Arifi, kryeprokurorët e 5 qarqeve të Kosovës, zv/drejtor&...

Lexo më shumë
Prokuroria e Shtetit ka pranuar 133 raste lidhur me parregullsitë që kanë shënuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Prokuroria e Shtetit ka pranuar 133 raste lidhur me parregullsitë që kanë shënuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Prishtinë, 5 janar 2011 / Më datën 30 dhjetor 2010, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i ka dërguar Prokurorisë së Shtetit 133 raste, përmes së cilave subjektet politike kanë paraqitur ankesa lidhur me parregullsitë që kanë shënuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 12 dhjetorit 2010, në Republikën e Kosovës. Këto lëndë i janë dërguar Prokurorisë së Shtetit, pas kërkesave nga kryeprokurorët ...

Lexo më shumë
Komunikatë e Prokurorisë së Shtetit lidhur me raportin e anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Dik Marti
Komunikatë e Prokurorisë së Shtetit lidhur me raportin e anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Dik Marti

Prishtinë, 24 dhjetor 2010 / Prokuroria e Shtetit ka kompetencë dhe detyrë kushtetuese dhe ligjore ndjekjen e kryesve të veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare. Në kuadër të saj është themeluar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,  kompetente për të ndjekur edhe kryesit e veprave penale të krimeve të luftës. Kjo prokurori udhëhiqet nga një prokuror i Eulex-it, ndërsa përbëhet nga prokuror vendës dhe ...

Lexo më shumë