Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj një gjinekologu për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
Kërkohet paraburgim ndaj një gjinekologu për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Gjilan, 22 Maj 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.TH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.   Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 Maj 2021, i pandehuri V.TH., ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Gjilan, 05 Mars 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.E., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, në muajin Janar të vitit 2018, në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, i pandehuri A.E., si person zyrtar në pozit&...

Lexo më shumë
KOMUNIKATË PËR MEDIA
KOMUNIKATË PËR MEDIA

Gjilan, 30 Dhjetor 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen. Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për ndërprerje të palejuar të shtatzënisë dhe mos moslajmërim të veprës penale
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për ndërprerje të palejuar të shtatzënisë dhe mos moslajmërim të veprës penale

Gjilan, 15 Tetor 2020  – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin A.G., në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet të ketë kryer veprat penale ‘’Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë’’ dhe ‘’Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.   Ndaj tij, sot nga prokurori i rastit është ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj të miturit për dhunim dhe fotografim të paautorizuar
Kërkohet paraburgim ndaj të miturit për dhunim dhe fotografim të paautorizuar

Gjilan, 03 Tetor 2020  – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ndaj një të dyshuari të mitur, pasi  dyshohet se ka dhunuar dhe pa autorizim ka incizuar të dëmtuarën e mitur.   Rasti ka ndodhur në komunën e Gjilanit, ku dyshohet se i mituri gjatë muajit Janar 2020, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur dhe gjatë marrëdhënieve seksuale pa auorizim e ...

Lexo më shumë
Prokuroria në Gjilan ndalon 5 inspektorë komunal
Prokuroria në Gjilan ndalon 5 inspektorë komunal

Gjilan, 16 Gusht 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar pesë (5) persona – inspektor komunal, të dyshuarit SH.K., B.D., A.I., A.F. dhe E.R., të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit zyrtar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.   Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit SH.K., B.D., A.I., A.F. dhe ...

Lexo më shumë
Prokuroria në Gjilan ngrit 6 aktakuza për veteranët e rrejshëm
Prokuroria në Gjilan ngrit 6 aktakuza për veteranët e rrejshëm

Gjilan, 30 Tetor 2020  – Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, të pandehurve F.A., R.R., A.A., I.R., A.H. dhe F.D., për shkak të veprës penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’, nga neni 403 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.   Sipas aktakuzave, të pandehurit F.A., R.R., A.A., I.R., A.H. dhe F.D., kanë v&...

Lexo më shumë
KOMUNIKATË PËR MEDIA
KOMUNIKATË PËR MEDIA

Gjilan, 23 Tetor 2020  – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se më 23 Tetor 2020, pas mesnatës, në rrugën ‘’Gjon Sereqi’’ në Gjilan, dyshohet se një person i moshës 19 vjeçare është sulmuar me thikë, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.   I ndjeri E.S., fillimisht është dërguar për ndihmë mjek&...

Lexo më shumë