Prokuroria Speciale - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars
Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me seli në Prishtinë, ka kompetencë të veproj pranë gjykatave Themelore dhe pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Speciale, për veprat penale që ka kompetencë sipas Ligjit Nr.03/L-052 për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe juridiksioni i kësaj prokurorie shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës ka katër departamente

Departamenti për Krime Lufte
Departamenti për Krim të Organizuar dhe krime tjera në kompetencë të PSRK.
Departamenti për Terrorizëm.
Departamenti për Korrupsion dhe Krim Financiar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka Kryeprokurorin dhe 16 prokurorë.