Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Aktakuzë për rastin me fatalitet të trefishtë në Autostradë
Aktakuzë për rastin me fatalitet të trefishtë në Autostradë

  Prizren, 02 Maj 2024 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.S., dhe I.H., të cilët gjenden në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31,  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, ...

Lexo më shumë
Mbahet takimi i rregullt i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje
Mbahet takimi i rregullt i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje

  Prizren, 29 Prill 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, së bashku me Koordinatoren për rastet e dhunës në familje, prokuroren Mehreme Hoxha, kanë mbajtur takim me grupin koordinues, me përgjegjësit të cilët merren me trajtimin e rasteve dhe veprave penale të dhunës në familje, brenda kompetencës së kësaj prokurorie. Në këtë takim ishin të pranishëm prokurorët koordinatorë të dhunës ...

Lexo më shumë
Njoftim lidhur me tentim vrasjen e ndodhur në Dragash
Njoftim lidhur me tentim vrasjen e ndodhur në Dragash

  Prizren, 26 Prill 2024 – Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin O.M., nga fshati Brodosanë – Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit  se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur të dëmtuarin K.Q., (ish – vjehrrin e tij) në Dragash, pas një mosmarrëveshje paraprake rreth procesit të divorcit në mes vajzës ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për vrasje të rëndë
Aktakuzë për vrasje të rëndë

  Prizren, 15 Prill 2024 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321  sipas Kodit Penal të ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori Shala priti në takim pjesëtarë të KFOR – it zviceran
Kryeprokurori Shala priti në takim pjesëtarë të KFOR – it zviceran

  Prizren, 05 Prill 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka pritur sot në takim përfaqësues të njësisë ushtarake të KFOR-t zviceran. Fillimisht, Kryeprokurori Shala i’u shprehu mirëseardhje të pranishmëve dhe i falenderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Të njëjtit, i njoftoi për organizimin dhe funksionimin kushtetues të Prokurorisë së Prizrenit, me punët sfidat si dhe synimet e kësaj prokurorie. Po ashtu, ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për trafikim me njerëz
Aktakuzë për trafikim me njerëz

  Prizren, 29 Mars 2024 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.P., dhe L.H., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Trafikimi me njerëz” nga neni 165, dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” nga neni 228, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, i pandehuri M.P., gjatë periudhë...

Lexo më shumë
NJOFTIM PËR MEDIA
NJOFTIM PËR MEDIA

  Prizren, 29 Mars 2024 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik, se pas një pune të gjatë hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, pas aplikimit të masave të  fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me datë 28.03.2024 ka arrestuar personat e dyshuar K.B., dhe E.Sh.,  nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e ...

Lexo më shumë
Nxënësit e Shkollës “Mehmet Akif” vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren
Nxënësit e Shkollës “Mehmet Akif” vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

Prizren, 27 mars 2024 Në kuadër të takimeve me qytetarë, sot, Prokurorinë Themelore në Prizren e vizituan nxënësit e klasave të katërta të Shkollës “Mehmet Akif” në Prizren. Nxënësit u mirëpritën nga dy prokuroret e Departamentit për të Mitur, znj. Sahide Sefa dhe znj. Merita Kurtishi – Gaka, të cilat i njoftuan nxënësit për punën dhe funksionimin e prokurorisë dhe p&...

Lexo më shumë