Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

NJOFTIM PËR MEDIA
NJOFTIM PËR MEDIA

  Prizren, 29 Mars 2024 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik, se pas një pune të gjatë hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, pas aplikimit të masave të  fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me datë 28.03.2024 ka arrestuar personat e dyshuar K.B., dhe E.Sh.,  nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e ...

Lexo më shumë
Nxënësit e Shkollës “Mehmet Akif” vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren
Nxënësit e Shkollës “Mehmet Akif” vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

Prizren, 27 mars 2024 Në kuadër të takimeve me qytetarë, sot, Prokurorinë Themelore në Prizren e vizituan nxënësit e klasave të katërta të Shkollës “Mehmet Akif” në Prizren. Nxënësit u mirëpritën nga dy prokuroret e Departamentit për të Mitur, znj. Sahide Sefa dhe znj. Merita Kurtishi – Gaka, të cilat i njoftuan nxënësit për punën dhe funksionimin e prokurorisë dhe p&...

Lexo më shumë
Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare

  Prizren, 05 Mars 2024 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, të dyshuarin M.S., në cilësinë e zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunën e Mamushës, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, të Kodit Penal të Republik&...

Lexo më shumë
Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve
Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

  Prizren, 20 Shkurt 2024 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit G.I., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, i pandehuri G.I., me datë 01.12.2023 rreth or&...

Lexo më shumë
Aktakuzë për dhënie të ryshfetit
Aktakuzë për dhënie të ryshfetit

  Prizren, 05 Shkurt 2024 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.M., (shtetas i Shqipërisë), i cili gjendet në paraburgim nga data 25.01.2024, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, i pandehuri M.M., me datë 25.01.2024, në ora 12:00 në pik&...

Lexo më shumë
Aktakuzë kundër katër personave për posedim dhe shitblerje të narkotikëve
Aktakuzë kundër katër personave për posedim dhe shitblerje të narkotikëve

  Prizren, 26 Janar 2024 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.Sh., për shkak se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267, dhe “Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” nga neni 271, si dhe të pandehurve: Z.K. F.Sh., dhe V.Z., për shkak se secili ve&...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Prizrenit takoi Ministren e Drejtësisë
Kryeprokurori i Prizrenit takoi Ministren e Drejtësisë

  Prizren, 25 Janar 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, z.Admir Shala, sot ka zhvilluar takim zyrtar me Ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, me të cilën kanë diskutuar çështjet e interesit të përbashkët. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi fuqizimin e bashkëpunimit në aspektin e drejtësisë, në drejtim të luftimit të kriminalitetit. Kryeprokurori Shala, e njoftoi Ministren Haxhiu, për punët, sfidat dhe synimet e ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

  Prizren, 24 Janar 2024 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.S., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414,  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, me datë 07.09.2021 në Dragash, në cilësinë e ...

Lexo më shumë