Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Ferizaj mban kolegjiumin e radhës

Ferizaj, 11 Shkurt 2019 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot ka mbajtur kolegjiumin e radhës me prokurorët e kësaj prokurorie ku i pranishëm ishte edhe z.Shqipdon Zeneli, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Gjatë këtij takimi pikë e rendit të ditës ishte diskutimi lidhur mbi raportin e punës për muajin janar 2019.

Gjithashtu , u diskutua edhe për sekuestrimin dhe konfiskimin e sendeve dhe për lëndët e korrupsionit, ku mes tjerash, Kryeprokurori Jashari kërkoi nga prokurorët që lëndëve të kësaj natyre tu u jepet prioritet.